Një këmbësor ka marrë lëndime trupor nga një aksident që ka ndodhur dje rreth orës 11:06, te ura e Hodovcit në Gjilan.
Një burim i ka thënë Gazetës Sinjali se në lidhje me këtë rast, është arrestuar një person, pasi që ai gjatë drejtimit të veturës ka shkaktuar këtë aksident, në të cilën janë përfshirë katër vetura.
Ky burim i ka thënë Gazetës Sinjali se këmbësorit të lënduar i është ofruar edhe tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.