image Aksident mes 3 veturave në Podujevë, një person i lënduar

Siguri

Aksident mes 3 veturave në Podujevë, një person i lënduar

news image

Një person është lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mes tri automjeteve, sot rreth orës 18:00 në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 18:00 në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tri automjete . Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit është lënduar një person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut rajonal”, tha Ahmeti./Gazeta Sinjali/