image Aksident me fatalitet në Sarandë, ky është i riu që humbi jetën

Shqipëri

Aksident me fatalitet në Sarandë, ky është i riu që humbi jetën

news image

Një aksident me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Sarandë.

Aksidenti është regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Krane të rrethit të Sarandës.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, një automjet me të cilin udhëtonin disa të rinj, ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar disa herë, transmeton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person dhe janë plagosur tre të tjerë.

Klement Kristidhi ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi Klement Kristidhi, ndërsa pasagjerët që ndodheshin në këtë mjet, shtetasit A. M., Sh. M. dhe A. G., janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./Gazeta Sinjali/