Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që u shkaktua mes dy automjeteve në fshatin Ponoshec të Komunës së Gjakovës, sonte rreth orës 18:00, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili tha se drejtuesi i automjetit me targa të Shqipërisë kishte humbur kontrollin mbi automjetin e tij, duke dalë kështu në shiritin tjetër, ku u përplas me një veturë.
Xhurkaj tha se përveç dy të vdekurve, lëndime të rënda ka pësuar edhe një pasagjer.
“Më 18.01.21, rreth orës 18:00 në fshatin Ponoshec ka ndodh aksident trafiku me fatalitet. Vozitësi i automjetit me targa të Shqipërisë, i cili si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin e tij, del në shiritin tjetër duke goditur veturën qe ishte duke lëvizur në shiritin e tij. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe autoambulanca, ku sipas ekipit mjekësor kanë konstatuar vdekjen e 2 personave, pasagjeri i tretë ka pësuar lëndime serioze, ndërsa vozitësi i veturës ka pësuar lëndime të lehta trupore. Ne vendngjarje ka dalë dhe kryeprokurori. Vazhdon shikimi i vendit të ngjarjes”, tha zëdhënësi i policisë./Gazeta Sinjali/