image Aksident me fatalitet në autostradën "Arbën Xhaferi", vdes një person

Siguri

Aksident me fatalitet në autostradën “Arbën Xhaferi”, vdes një person

news image

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku si pasojë e kësaj një person ka vdekur në vetaksident.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 16:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në Autostradën ‘Arbën Xhaferi’ (kilometri i 24, drejtimi për Prishtinë)”, ka thënë Krasniqi.

Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente.

“Në aksident është përfshirë vetëm një veturë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipet emergjente mjekësore. Sipas mjekëve, një person është pa shenja jete”, tha ai.

/GazetaSinjali/