image Aksident me fatalitet në aksin Shkodër-Velipojë, humbin jetën dy të rinj

Shqipëri

Aksident me fatalitet në aksin Shkodër-Velipojë, humbin jetën dy të rinj

news image

Dy persona kanë humbur jetën në orët e para të mëngjesit në rrugën Shkodër – Velipojë, pasi që makina me të cilën po udhëtonin, është përplasur me një mur, transmeton Gazeta Sinjali.

Shkak i aksidentit tragjik dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë, me të cilën 23-vjeçari po udhëtonte në një kthesë, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’.

Policia e Shtetit ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:45 të kësaj të shtune. Si pasojë e përplasjes së fortë me murin, ka ndërruar jetë shoferi dhe 16-vjeçarja me iniciale D.T, nga lagja Perash e Shkodrës.

Njoftimi i policisë:

Me datë 31.07.2021 rreth orës 02:45, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, në rrugën Shkodër-Velipojë, si rezultat i shpejtësisë në kthesë, një mjet tip BMË, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur dhe si pasojë kanë humbur jetën, drejtuesi i mjetit, shtetasit A. P. 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja shtetasja D. T. 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

/Gazeta Sinjali/