image Aksident me 7 të lënduar në Prishtinë, pamje nga vendi i ngjarjes

Siguri

Aksident me 7 të lënduar në Prishtinë, pamje nga vendi i ngjarjes

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, me ç’rast kanë mbetur të lënduar 7 persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 2 automjete, kurse të lënduarit janë dërguar për trajtimin mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë ajo për Sinjalin.

Sinjalizuesi i Gazetës Sinjali ka dërguar një video nga ky aksident ku policia dhe emergjenca në vendin e ngjarjes. /Gazeta Sinjali/