image Aksident masiv në Kanada, përfshihen 200 automjete

Botë

Botë/ Aksident masiv në Kanada, përfshihen 200 automjete

news image

70 persona janë plagosur në një aksident ku u përfshinë 200 automjete, në një autostradë të ngjeshur, në periferi të qytetit kanadez të Montrealit.

Dy njerëz ishin të bllokuar në makinat e tyre disa orë pas përplasjes, e cila ndodhi në orën 12.30 të mërkurën në La Prairie, Quebec.

“Pothuajse çdo mjet që ishte në ato momente në rrugë është përfshirë në aksidentin zinxhiror”, ka thënë zëdhënësi i policisë Michelle Moore.

Disa të plagosur ndodhen në gjende kritike. Pamjet nga vendi i ngjarjes shfaqin automjete të shtypura, përfshirë këtu edhe një minibus dhe kamion që transportonte kimikate.

Shumica e automjeteve janë përplasur njëra pas tjetrës, derisa disa prej tyre kanë përfunduar jashtë rrugës, shkruan The Guardian.

Ministri i transportit të Quebec, François Bonnardel, tha në një konferencë shtypi se aksidenti ndoshta ishte shkaktuar nga kushtet e ndërprerjes në Autostradën 15.

“Njerëzit po udhëtonin, kishte erëra të forta … dhe papritmas, nuk mund të shikosh asgjë. Rruga ka të ngjarë të mbetet e mbyllur deri të enjten,” tha ai. /Gazeta Sinjali/