COVID-19

Të infektuar

3886

Të shëruar

2003

Të vdekur

82

Rajon/ Aksident i rëndë, vdes një shqiptar dhe lëndohen tre të tjerë

news image

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur këtë të premte.

Incidenti ndodhi në rrugën Përrenjas- Librazhd, në afërsi të fshatit Pishkash. Dy makina janë përplasur dhe për pasojë ka mbetur i vdekur 45 vjeçari Ardian Vreto. Viktima ishte ish punonjës policie në Librazhd si dhe vëllai i kreut të degës së PD-së në qytet.

Ndërkohë të lënduarit janë tre, një çift bashkëshortësh si dhe një tjetër grua. Të tre të lënduarit janë transportuar në spital./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: