Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur këtë të premte.
Incidenti ndodhi në rrugën Përrenjas- Librazhd, në afërsi të fshatit Pishkash. Dy makina janë përplasur dhe për pasojë ka mbetur i vdekur 45 vjeçari Ardian Vreto. Viktima ishte ish punonjës policie në Librazhd si dhe vëllai i kreut të degës së PD-së në qytet.
Ndërkohë të lënduarit janë tre, një çift bashkëshortësh si dhe një tjetër grua. Të tre të lënduarit janë transportuar në spital./Gazeta Sinjali/