image Aksident i rëndë trafiku në rrugën Pejë-Deçan, ka të lënduar

Siguri

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Pejë-Deçan, ka të lënduar

news image

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 23:15 në rrugën tranzit Pejë-Deçan.

Sinjalizuesit kanë bërë të ditur se nga ky aksident ka edhe persona të lënduar.

Po ashtu, kanë treguar se në këtë aksident trafiku janë të përfshira dy vetura.

Në pamjet e siguruara shihet se një numër i qytetarëve iu kanë dalë në ndihmë personave të aksidentuar.

/GazetaSinjali/