image Aksident i rëndë trafiku në Pejë, dyshohet edhe për të lënduar

Siguri

Aksident i rëndë trafiku në Pejë, dyshohet edhe për të lënduar

news image

Në Jabllanicë të Pejës ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë të përfshira dy vetura.

Nga pamjet e siguruara shihet se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe autoambulanca, e ku dyshohet se ka edhe të lënduar.

Po ashtu, në pamjet e siguruara shihet se dëmi i veturave është i madh dhe njëra nga veturat pas aksidentit ka mbetur jashtë rrugës.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës mirëpo deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, makinë dhe rrugë

/GazetaSinjali/