image Aksident i rëndë trafiku në Deçan, katër të lënduar

Kosovë

Aksident i rëndë trafiku në Deçan, katër të lënduar

news image

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj”, në Deçan, gjatë ditë së sotme.

Këtë për Sinjalin e bëri të ditur Driton Rugova, zëdhënësi për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.

Ai ka shtuar se në aksident të përfshira janë dy vetura dhe një kamion. Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor, njofton Sinjali

/GazetaSinjali/