image Aksident i rëndë, shuhet komplet familja e biznesmenit të njohur

Botë

Aksident i rëndë, shuhet komplet familja e biznesmenit të njohur

news image

Një aksident tragjik ka ndodhur në Majorka të Spanjës, ditën e djeshme. Në këtë aksident është shuar një familje e tërë.

Biznesmeni i njohur gjerman August Inselkammer Jr, bashkëshortja e tij Christina dhe dy fëmijët e tyre Max, 11 vjeç dhe Sophie, 9-vjeçe kanë humbur jetën në këtë aksident tragjik ajror.

Biznesmeni gjerman kishte vite që merrej me prodhimin e birrës dhe në ishullin e Majorkës, ai po shkonte bashkë me familjen e tij për të festuar 43-vjetorin e lindjes.

Mësohet se veç familjes së biznesmenit kanë humbur jetën edhe tre persona të tjerë. Midis tyre piloti italian i helikopterit, Cedric Leoni si dhe dy persona të tjerë.

Ende nuk dihet se cilat kanë qenë shkaqet e këtij aksidenti të rëndë. Në Majorka janë shpallur tre ditë zie në nder të viktimave.