image Aksident i rëndë qysh në mëngjes: 28-vjeçari vdes pasi goditet nga “Land Rover”

Siguri/ Aksident i rëndë qysh në mëngjes: 28-vjeçari vdes pasi goditet nga “Land Rover”

news image

Një 28-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Fier – Lushenj. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në fshatin Kolonjë.

Policia njoftoi se shtetasi Z.H, 31 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip Land Rover ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi M.R, 28 vjeç, banues në Berat dhe është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

-Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Gazeta Sinjali/