image Aksident i rëndë në Zahaq të Pejës, tre persona dërgohen në spital

Siguri

Aksident i rëndë në Zahaq të Pejës, tre persona dërgohen në spital

news image

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në trafik, i cili ka ndodhur mbrëmë pak para mesnatës në fshatin Zahaq të komunës së Pejës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ku si pasojë, lëndime të rënda ka marrë njëri nga shoferët që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.

Sinjali mëson se deri te aksidenti ka ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Sipas burimeve, i dyshuari është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa dy të lënduarit tjerë janë ndaluar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë.

/GazetaSinjali/