image Aksident i rëndë në Shqipëri: Vetura bie në humnerë, humb jetën shoferi

Rajon

Aksident i rëndë në Shqipëri: Vetura bie në humnerë, humb jetën shoferi

news image

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në rrugën Qafë Mali – Bajram Curri, në Pukë.

Mediat në Shqipëri raportojnë se vetura ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humenerë, disa metra poshtë. Kurse, shoferi i veturës, Mark Nika, ka humbur jetën.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat policore dhe autoambulancat.

Rruga në fjalë është një ndër më problematikët në qarkun e Shkodrës, ku ndër vite shumë persona kanë humbur jetën./Gazeta Sinjali/