Katër persona mbetën të plagosur si pasojë e në aksidenti në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, ku një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.Sh., banues në fshatin Mengël Elbasan është përplasur me mjetin tip “Cintroen”.
Për pasojë janë lënduar drejtuesja e mjetit “Cintroen” dhe tre pasagjerët e mjetit “Benz”, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën./Gazeta Sinjali/