image Aksident i rëndë në Shkodër/ Vetura përfundon nën kamion, dyshohet për viktima

Shqipëri

Aksident i rëndë në Shkodër/ Vetura përfundon nën kamion, dyshohet për viktima

news image

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 20:30, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në afërsi të Dajçit, shkruan Gazeta Sinjali.

TopChannel raporton se janë përplasur një veturë e tipit Mercedez Benz dhe një kamion.

Sipas fotografive nga vendi i ngjarjes, vetura ka përfunduar nën kamion dhe dyshohet se ka edhe viktima.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po ndërhyhet për të lëvizur mjetin e bllokuar dhe shtypur nga kamioni./Gazeta Sinjali/