Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në Shkodër, ku si pasojë ka vdekur një 36-vjeçar.
Raportohet se rreth orës 19:00, në lagjen “Liria”, motorçikleta me drejtues shtetasin E. L. 36 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa, Shkodër, është përplasur me mjetin Audi, me drejtues shtetasin A. M, 50 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorçikletës, i cili ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Gazeta Sinjali/