image Aksident i rëndë në rrugën Rahovec – Xërxë, ka të lënduar

Siguri

Aksident i rëndë në rrugën Rahovec – Xërxë, ka të lënduar

news image

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në aksin rrugor Rahovec – Xërxë, nga ku ka edhe të lënduar, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar nga Policia në Gjakovë se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Zëdhënësi i Policisë, Nysret Xhurkaj, ka thënë për Sinjalin se deri te aksidenti ka ardhur derisa një i dyshuar po drejtonte automjetin e tij i cili ishte duke lëvizur përgjatë aksit rrugor Rahovec – Xërxë, dhe kur arrin në fshatin Bërnjakë nuk i përshtatet kushteve të rrugës me kthesa dhe me shpejtësi, humb kontrollin mbi automjetin e tij dhe devijon shiritin e rrugës nga shiriti i djathtë del në shiritin e majtë.

Me pjesën e përparme të krahut të majtë e godet automjetin në pjesën e përparme të krahut të majtë i cili ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt, drejtimi Xërxë – Rahovec”, tha Xhurkaj.

Si pasojë e aksidentit, në të dy automjetet shkaktohen dëme të konsiderueshme materiale dhe tre të lënduar.

Të tre të lënduarit me autoambulancë dërgohen në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë për tretman mjekësor, pas marrjes së ndihmës së parë i dyshuari për shkaqe të lëndimeve  dërgohet me autoambulancë në QKUK në Prishtinë për shërim të mëtejshëm. Ndërsa një i lënduar shtrohet në repartin e Kirurgjisë në Gjakovë, ndërsa i aksidentuari tjetër lirohet në shtëpi”, tha tutje Xhurkaj.

Gjithashtu mësohet se sipas mjekut kujdestar të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë./Gazeta Sinjali/