Një vajzë e mitur ka humbur jetën në një aksident në Rrugën e Kombit.
Ngjarja ndodhi para pak minutash në fshatin Griq. “BalkanWeb” mëson se një makinë e tipit ‘Toyota Yaris’ është përplasur në anësoren e autostradës dhe për pasojë mbeti e plagosur vajza e drejtuesit, e cila pak më vonë ndërroi jetë.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që Policia po heton për ndriçimin e shkaqeve.