image Aksident i rëndë në Pejë, një i vdekur dhe 7 të lënduar

Siguri

Aksident i rëndë në Pejë, një i vdekur dhe 7 të lënduar

news image

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur dje rreth orës 08:35  në fshatin Radavc të Pejës, ku një femër ka ndërruar jetë kurse 7 të tjerë janë lënduar, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar.

Gjithashtu një person me shtetësi të huaj është arrestuar, pasi që i njëjti dyshohet se të jetë shkaktar i aksidentit.

Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

/Gazeta Sinjali/