Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur dje rreth orës 08:35 në fshatin Radavc të Pejës, ku një femër ka ndërruar jetë kurse 7 të tjerë janë lënduar, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar.
Gjithashtu një person me shtetësi të huaj është arrestuar, pasi që i njëjti dyshohet se të jetë shkaktar i aksidentit.
Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.