Sot në ora 08:40 në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq ka ndodhur një aksident ndërmjet tri veturave, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar 6 persona.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se, personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut.
“Sot në ora 08:40, kemi pranuar informatën se në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 6 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Sinjali/