image Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Pejë, disa vetura të përfshira

Siguri

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Pejë, disa vetura të përfshira

news image

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh, në Koreticë të Epërme, në magjistralen Prishtinë – Pejë.

Në këtë aksident, janë përfshirë katër automjete me ç’rast është bllokuar edhe qarkullimi në këtë rrugë, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga pamjet e siguruara nga Gazeta Sinjali, shihet se në vendngjarje kanë dalur edhe njësitet policore.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

Sinjali do të iu mbajë të informuar në lidhje me rastin.

/GazetaSinjali/