image Aksident i rëndë në Kukës – humb jetën babai, shpëton i biri

Shqipëri

Aksident i rëndë në Kukës – humb jetën babai, shpëton i biri

news image

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në Kukës pasi një makinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën një 55-vjeçar dhe ka shpëtuar i biri.

Sipas informacioneve, mësohet se ngjarja ka ndodhur në këmbët e urës së Drinit të Zi në hyrje të Kukësit, ku automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminën pranë liqenit dhe si pasojë ka humbur jetën Sul Demnushi, rreth 55 vjeç.

“Rreth orës 11:00, në hyrje të urës së Drinit të Zi, Kukës, shtetasi A. D., banues në fshatin Mamëz, i cili udhëtonte së bashku me babain shtetasin S. D, duke drejtuar mjetin tip Volkswagen, ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe ka rënë në liqen, ku për pasojë pasagjeri në këtë automjet, shtetasi S. D. ka humbur jetën. Nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses, është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të pasagjerit, shtetasit S. D., 60 vjeç, banues në fshatin Mamëz, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi A. D., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

/GazetaSinjali/