image Aksident i rëndë në Kroaci – të paktën tre të vdekur dhe dy në gjendje të rëndë

Rajon

Aksident i rëndë në Kroaci – të paktën tre të vdekur dhe dy në gjendje të rëndë

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në autostradën A1, në afërsi të daljes së Ravçes në drejtim të Dubrovnikut, Kroaci si pasojë e përplasjes së veturave kanë vdekur tre persona.

Sipas raportimeve të para, raportohet se dy persona janë transportuar në spital dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje solën disa zjarrfikëse dhe disa ambulanca, raporton index.hr, teksa autoritetet kroate kanë nisur hetimet fillestate për t;i zbardhur shumë shpejt detajet e para.

Seksioni i autostradës ndërmjet Zagvozdit dhe Ravçës në drejtim të Dubrovnikut është mbyllur për orë të tëra.

/GazetaSinjali/