Një shqiptar ka humbur jetën dje në një aksident të rëndë në Itali, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportimeve të mediave të huaja ai vdiq pasi humbi kontrollin e automjetit të cilin po drejtonte dhe më pas u përplas me anësoren e rrugës duke u përmbysur në asfalt.
60-vjeçari me origjinë shqiptare jetonte prej shumë vitesh në Gioia del Colle,=.
Hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes tashmë kanë nisur në shtetin fqinj. /TCH/