Një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në rrugën “Petro Nini Luarasi” në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, tha për Gazetën Sinjali se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së dyshuarit i cili me veturën e tij ishte duke lëvizur në rrugë dytësore dhe momentin që kyqet në rrugën kryesore përplaset me një motoçikletë.
“Si pasojë e aksidentit në veturë dhe motoçikletë ka dëme materiale, ndërsa lëndime trupore pëson motoçiklisti, i cili ndihmën e parë e ka marrë në Emergjencën e Gjakovës dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Emergjencë, shtrohet në repartin e Ortopedisë për shkak të lëndimeve të rënda, thyerjeve në këmbën e majtë. Sipas mjekëve kujdestarë viktima është jashtë rrezikut për jetë”, tha Xhurkaj./Gazeta Sinjali/