Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në rrugën transite në Gjakovë, raporton një sinjalizues i Gazetës Sinjali nga vendi i ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe ndihma e shpejtë, ndërsa në pamje shihet një grup i qytetarëve që po u asistojnë personave të përfshirë në aksident.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan deri te ky aksident.
Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për këtë rast. /Gazeta Sinjali/