Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Rrugën e Kombit në fshatin Duhël drejtimi për në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali ka siguruar pamje nga vendi ku ka ndodhur aksidenti.
Zëdhënësi i Policisë Bajram Krasniqi, ka thënë për Sinjalin se dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
“Aksidenti ka ndodhur në autostradë, drejtimi Duhël-Prishtinë (km 42). Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime, njëri prej tyre është dërguar për trajtim mjekësor. Njësia e trafikut e autostradës është marrë me aksidentin”, njoftoi Krasniqi. /Gazeta Sinjali/