image Aksident i rëndë në Deçan, këmbësori goditet për vdekje nga vetura

Kosovë

Policia/ Aksident i rëndë në Deçan, këmbësori goditet për vdekje nga vetura

news image

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Baballoq të Deçanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia njofton se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore nga pakujdesia e kishte goditë këmbësorin – viktimën mashkull shtetas i Shqipërisë i cili kishte qenë duke kaluar rrugën. Si pasojë e goditjes viktima në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.”, thuhet në njoftimin e policisë

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Gazeta Sinjali/