image Aksident i rëndë në autostradën "Ibrahim Rugova"

Siguri

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

news image

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Jemi duke e pritur raportin nga atje. Kur ta marrim raportin ju njoftojmë”, ka thënë Kelani.

Për shkak të aksidentit, janë shkaktuar kolona të gjata. Në rrugë gjithashtu shihen pjesë të veturës së aksidentuar. /Gazeta Sinjali