image Aksident i rëndë mes një autobusi dhe një veture në Gllarevë, pamje nga vendi i ngjarjes

Siguri

Aksident i rëndë mes një autobusi dhe një veture në Gllarevë, pamje nga vendi i ngjarjes

news image

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një i tillë ka ndodhur edhe para pak momentesh në fshatin Gllarevë të Pejës.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga aksidenti, ku është i përfshirë një autobus dhe një veturë.

Sipas pamjeve, bëhet fjalë për një aksident mjaft të rëndë, teksa ende nuk është parë prezenca e Policisë apo ambulancës.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, përpos dëmeve materiale.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë, por të njëjtit ende nuk janë përgjigjur.

Sinjali do të iu mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/