Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Kojushë e Hasit në Prizren, ku kanë mbetur të lënduar pasagjerët në dy automjetet e përfshira, raporton Gazeta Sinjali.
Pesë të lënduarit në aksident janë dërguar në spital për trajtim mjekësor, ku njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Sinjalizuesit e Sinjalit thonë se aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave nga shoferi i njërës veturë, i cili ka goditur përballë veturën tjetër.
Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.