Muzikanti kenian John De’ Mathew ka humbur jetën në një aksident me makinë. Këngëtari, emri i vërtetë i të cilit është John Ng’ang’a, po e drejtonte makinën vetëm në Nairobi mbrëmjen e së dielës kur u përplas me një kamion.
Ai po kthehej nga një koncert bamirësie ku edhe kishte performuar.
De’Mathew këndonte stilin e muzikës të njohur si Benga dhe tekstet e tij trajtonin problemet sociale.
De’Mathew ka regjistruar më shumë se 50 albume dhe këndoi rreth 300 këngë.