image AKR thotë se nuk do ta bllokojë formimin e institucioneve nga LVV-ja

Politikë

AKR thotë se nuk do ta bllokojë formimin e institucioneve nga LVV-ja

news image

Nga 99,25% e votave që janë numëruar deri tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë bindshëm me 47,89%, shkruan Gazeta Sinjali.

Vetëvendosje do të propozojë kandidatin e saj, Albin Kurti, për kryeministër të vendit pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja dhe pas dhënies së mandatit nga presidentja në detyrë.

Por, nëse Vetëvendosje nuk arrin t’i sigurojë 61 vota për formimin e Qeverisë Kurti 2, mbështetjen do të mund ta gjejë te partia e Behgjet Pacollit.

Këshilltari i liderit të AKR-së, Naim Murseli, shkroi se kjo parti do të veprojë si çdo herë, duke qenë konstruktive dhe duke mos lejuar bllokadën e institucioneve të shtetit.

“Vullneti i qytetarëve duhet dhe do të respektohet. Sot, Kryetari i AKR-së z. Behgjet Pacolli uroi fituesin e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje. AKR është dhe mbetet një parti konstruktive, duke mos kontribuar asnjëherë në bllokadën e institucioneve të shtetit. Ashtu do të veprojmë çdo herë. Qytetarët e Kosovës duan të shohin një të ardhme më të ndritur dhe është obligim i secilit të punojmë në këtë drejtim”, shkroi Murseli në Facebook./Gazeta Sinjali/