image AKR mbështet Lutfi Hazirin në 'luftën' për Gjilanin

AKR mbështet Lutfi Hazirin në ‘luftën’ për Gjilanin

news image

Më 14 nëntor, Gjilani bashkë me 20 komuna tjera do të zhvillojnë edhe një rund tjetër të zgjedhjeve, pasi në ato të 17 tetorit nuk arritën ta përcaktojnë fituesin.

Në Gjilan, do të përballen kryetari aktual, Lutfi Haziri dhe kandidati i LVV-së, Alban Hyseni.

E në krah Hazirit i ka dalë Aleanca Kosova e Re. Kreu i kësaj partie, Behgjet Pacolli ka konfirmuar përkrahjen për LDK-në në Gjilan.

“Në Gjilan, bashkë me strukturat dhe mbështetësit e AKR, mirëpritëm kryetarin Lutfi Haziri. Miku im Luta është adresa e duhur për qytetarët e Gjilanit, të cilët duan qeverisje zhvillimore, praktike, e tê afërt me qytetarët. Andaj, i ftoj të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e AKR në Gjilan që ta mbështesim kryetarin Lutfi Haziri, si adresën e vetme politike në krye të kësaj komune të rëndësishme të Kosovës!“, ka shkruar Pacolli.

/GazetaSinjali/