Kandidati i Aleancës Kosova e Re (AKR) për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet e fundit lokale, Gëzim Mehmeti, ka kërkuar rinumërim të të gjitha vendvotimeve në këtë komunë, shkruan Gazeta Sinjali.
Mehmeti pretendon se ka pasur manipulime me vota të cilat e kanë dëmtuar AKR-në me 1.2% dhe se për këtë gjë, kjo parti posedon edhe prova.
“Disa individë kanë abuzuar me këto zgjedhje, dhe AKR-ja është dëmtuar me 1.2%. Ne kemi prova dhe edhe pse nuk janë rezultatet preliminare, po ju jap disa shembuj ku është abuzuar me votat e partisë tonë”, tha Mehmeti, duke deklaruar paraprakisht se qytetarët kanë treguar kulturë të lartë të zgjedhjeve.
Ai tha se provat do t’i paraqesin në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
“Kërkesa jonë është që në Prishtinë te të gjitha vendvotimet të shkojnë në rivotim duke pasur parasysh provat që kemi. Ne si subjekt politik do t’i paraqesin provat tona në PZAP, por edhe ankesa individuale. AKR-ja, pra, kërkon rinumërim të votave në të gjitha vendvotimet”, u shpreh Mehmeti në një konferencë për media./Gazeta Sinjali/