image AKP ua kthen disa prona komunave

Kosovë

AKP ua kthen disa prona komunave

news image

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka mbajtur mbledhjen e radhës ku janë marr vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor

Në postimin në Facebook, AKP bënë të ditur që bordi ka shqyrtuar raportin mujor të menaxhmentit për periudhën paraprake si dhe  raportin për mundësitë e zhvendosjes së zyrave rajonale dhe objekteve të arkivave nga objektet private në objektet e NSH-ve, më tutje bordi diskutoi për planin dinamik për përgatitjen dhe publikimin e listave të punëtorëve të NSH-ve në likuidim, por që s’kanë asete të shitura, aprovoi raportin e aktiviteteve të AKP-së për periudhën tremujore 1 janar 2022-31 mars 2022.

Gjjthashtu ka aprovuar Raportin e Komisionit të Banesave, transferimin e pronës shoqërore 608-1 dhe 610-1 Mitrovicë të NSH Jugobanka (MIT101), pas pagesës së shpronësimit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (për gjykatën në Mitrovicë), Miratoi transferimin pronësor të pronës shoqërore nr. 7495-2 të NSH Jugopetroll (PRN170) të Qeveria e Kosovës, pas pagesës së shpronësimit nga Ministria e Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Në vendimin e marrë nga AKP thuhet se ka shqyrtuar dhe aprovuar shpërndarjet për kreditorët e ndërmarrjeve për disa vende

1. NSH Fabrika e Pompave me Piston, Deçan, PEJ078

2. NSH Agimi Mishi, Gjakovë PEJ095;

3. NSH Morava e Binçës, Gjilan, GJI037

4. NTSH Rugova

5. NSH UTVA Pejë,

6. NSH Eurometal Ferizaj

7. NSH Radusha Istog

/GazetaSinjali/