image AKK mban seancë dëgjimore me kompanitë e naftës për veprime anti-konkurruese

Kosovë

Njoftim/ AKK mban seancë dëgjimore me kompanitë e naftës për veprime anti-konkurruese

news image

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka njoftuar se do fillojë me mbajtjen e seancave dëgjimore me kompanitë e derivateve të naftës, shkruan Gazeta Sinjali.

Këto seanca parashihen të mbahen të martën, me kompanitë të cilat janë nën hetim nga AKK lidhur me dyshimet për veprime anti-konkurruese, pra për dyshimet mbi kurdisjen e çmimit të naftës.

Kompanitë e naftës dyshohet t’i kenë mbajtur çmimet e njejta gjatë muajve të dimrit në Kosovë, përkundër faktit se këto çmime kishin rënë në berzën ndërkombëtare.

Sipas AKK-së, derisa në nëntor të vitit të kaluar fitimit i këtyre kompanive ishte rritur për 60% , në dhjetor, fitimi ishte rritur për 124%.

Këto kompani dyshohet se fituan 50 centë në një litër naftë, e cila në bursë, atëkohë ishte blerë për 21 centë dhe në Kosovë ishte shitur për 1 euro e 20 centë.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës njofton se këto seanca do mbahen në ora 10:00, në objektin e ish-Bankës së Lubjanës. /Gazeta Sinjali/