image AKK mban konferencë lidhur me monitorimin e çmimeve për testimet për COVID-19

Shëndetësi

AKK mban konferencë lidhur me monitorimin e çmimeve për testimet për COVID-19

news image

Që kur Qeveria e Kosovës u ka dhënë leje laboratorëve privatë për t’i testuar qytetarët për koronavirus, temë diskutimi kanë qenë çmimet që do të vendosen për këtë shërbim.

Me këtë është marrë Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, ndërsa AKK sot do të mbajë konferencë për media për këtë çështje.

Konferenca pritet të fillojë në orën 10:00, ndërsa temë do të jetë monitorimi i çmimeve të testimeve për COVID-19.

Çmimet nga laboratori në laborator janë të ndryshme ndërsa qytetarët janë ankuar në vazhdimësi për çmime të larta për një testim.

Prestreshi, para disa ditësh në një konferencë për media ka treguar për monitorimin që po iu bëhet laboratorëve privatë sa i përket çmimeve. Ai ka thënë se çmimet serologjike variojnë nga 15 deri në 35 euro, ndërsa çmimi i testimeve molekulare varijonë nga 65 deri në 80 euro.

“Sipas analizave, çmimet e shërbimeve molekulare dhe serologjike janë në nivel të konkurrueshmërisë, të ndryshme në qytet dhe regjion. Qytetari është i informuar për çmimet dhe çmimet janë transparente dhe ka varietete. Qytetari ka mundësi që të bëjë përzgjedhjen sipas preferencave apo buxhetit familjar. Çmimet sociologjike variojnë nga 15 euro deri më 35 euro, ndërsa për molekulare variojnë 65 euro deri në 80 euro. Normalisht, në një ekonomi të tregut, caktimi i çmimit nga ndërmarrjet bazohet në kualitetin e shërbimit, koston e importit të produktit që kanë dhe në këtë mënyrë caktohet çmimi”, kishte deklaruar Prestreshi. /Gazeta Sinjali