image AKK-ja tregon pasojat me të cilat mund të përballet laboratori që i mori 200€ për një test për COVID-19

Kosovë

AKK-ja tregon pasojat me të cilat mund të përballet laboratori që i mori 200€ për një test për COVID-19

news image

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) ka reaguar lidhur me rastin e laboratorit të vajzës së biznesmenit Blerim Devolli, i cili ia mori 200 euro një personi për një test PCR për COVID-19.

Ankesa është dërguar në AKK, ndërsa kryetari i këtij institucioni, Valon Prestreshi ka thënë se janë duke e monitoruar me kujdes këtë proces dhe se posedon listën e çmimeve të secilit laborator të licensuar.

“Kam pranuar dhjetëra ankesa nga ju se njëra nga laboratorët e licensuar ka kryer shërbimin e PCR për Sars Cov 2 në vlerë prej 200 euro. Siç jeni të gjithë të njoftuar, AKK është duke e monitoruar këtë proces me kujdes dhe posedon listen e çmimeve te secilit laborator te licensuar. Siç jeni të gjithë të njoftuar, AKK këtë shërbim e ka cilësuar si aktivitet ekonomik të interesit publik e rrjedhimisht interesit shtetëror”, ka shkruar Prestreshi.

Ai gjithashtu ka treguar pasojat me të cilat mund të përballet laboratori “Medical & Laboratory Services”.

Më poshtë, gjeni postimi i plotë të Prestreshit. /Gazeta Sinjali

https://www.facebook.com/valonpress3/posts/10217142999106994