image Policia publikon pamje brenda laboratorit me qindra vazo me drogë në Veri

Siguri

Policia publikon pamje brenda laboratorit me qindra vazo me drogë në Veri

news image

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, sot ka realizuar një aksion policor në komunën e Zveçanit, në fshatin Kremestak, ku ka zbuluar një laborator ku kultivohet marihuana.

Me të arritur në lokacion policia ka konstatuar se shtëpia i kishte dyert e mbyllura dhe dritaret e mbuluara.

Gjatë realizimit të planit taktik policor dhe qasjes për kontroll brenda janë hasur katër persona të dyshuar të cilët kanë tentuar që të ikin dhe të fshihen nga Policia e Kosovës.

“Vlerësohet se sasia e sekuestruar e marihuanes dhe bimëve të kanabisit e kalon vlerën e shitjes në treg mbi një (1) milion euro, ndërsa pajisjet të cilat janë përdor për mbjelljen, rritjen dhe kultivimin e kanabisit e kalojnë vlerën e mbi 450 000 euro. Behet fjalë për një grup të strukturuar kriminal të cilët kanë vepruar në shitjen e narkotikeve në Republikën e Kosovës dhe në Serbi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sinjali mëson se nga ky aksion janë sekuestruar 15 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanëmbi 800 bimë të dyshuara kanabis duke u tharë për t’u bërë e gatshme për treg dhe mbi 1500 bimë të reja të dyshuara kanabis.

Po ashtu janë sekuestruar edhe telefona mobil150 euro para të gatshme5 palë gërshërësistem i ventilimitmbi 160 drita ndriçimi për kultivimmbi 120 trafo për furnizim me energji dhe rreth 3 mijë saksi për kultivim.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, me urdhër të së cilit personat e dyshuar janë dërguar në ndalim për 48 orë.

/GazetaSinjali/