Xhudisti kosovar, Akil Gjakova e ka kaluar pengesën e parë në Grand Slamin e xhudos në Paris.
Në nj ëluftë të fortë në xhiron e dytë të kategorisë deri 73 kg, Akili përballë e kishte xhudistin e Turqisë, Umalt Demirel.
Lufta shkoi në kohën shtesë, teksa Akili fillimisht mori dy dënime e vetëm më pas nisi të reagoi.
Në kohën shtesë, Akili fitoi me Ippon të cilin e arriti me hedhje të bukur.