image Ajri në Prishtinë më i rrezikshëm se në Kinë e në Kolkata

Kosovë

Alarmante/ Ajri në Prishtinë më i rrezikshëm se në Kinë e në Kolkata

news image

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina vazhdon të vuaj nga ajri i ndotur edhe gjatë mbrëmjes së sotme.

Në fakt Prishtina është vendi i pestë në botë me ajrin më të ndotur. Prishtina për ajër të rrezikshëm po ia kalon edhe shumë qyteteve në Kinë e në Indi.

Tabelat informuese që janë të vendosura në kryeqytet tregojnë se ajri në Prishtinë është i rrezikshëm për banorët.

Ndërkohë shifra të njëjta tregon edhe matësi i cilësisë së ajrit në ambasadën amerikane në Prishtinë e cila tregon se ajri në Prishtinë është i rrezikshëm.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka alarmuar për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit në Prishtinë. Ky institut kishte rekomanduar që të mos dilet jashtë pa arsyeje./Gazeta Sinjali/