Cilësia e ajrit në Prishtinë vazhdon të jetë e rrezikshme për shëndetin e njeriut. Kështu thonë matësit e vendosur në Prishtinë si dhe të dhënat zyrtare në ueb faqen e ambasadës amerikane në Prishtinë.
Nga ueb faqja e ambasadës amerikane thuhet se cilësia e ajrit është e pashëndetshme që karakterizohet me ngjyrë të kuqe.
Ndërkohë në tabelat informuese që janë vendosur në kryeqytetet ajri cilësohet si i dëmshëm.