image Ajri i ndotur në Prishtinë, sa më larg kryeqytetit sot

Kosovë

Shëndeti/ Ajri i ndotur në Prishtinë, sa më larg kryeqytetit sot

news image

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, vazhdon të jetë një nga kryeqytetet më të ndotura në botë. Sot ajri është i pashëndetshëm edhe përkundër temperaturave të larta.

Ndotja e ajrit sot ka arritur shkallën 163, që konsiderohet si ajër i pashëndetshëm.

Edhe pse në sezonën e dimrit ajri do të duhej të ishte më i pastër, qytetarët e Kosovës po përballen me ajër të pashëndetshëm.

Sipas një studimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ajri i ndotur ndikon në jetën e qytetarëve duke ua shkurtuar jetën mesatarisht për 1.8 vite./ Gazeta Sinjali/