image Ajazi: Sot do të vendoset se si do të udhëhiqet komuna e Drenasit në katër vitet e ardhshme

Ajazi: Sot do të vendoset se si do të udhëhiqet komuna e Drenasit në katër vitet e ardhshme

news image

Kandidati për kryetar të Drenasit nga Iniciativa Qytetare “Demokratët për Drenasin”, Driton Ajazi pasi votoi tha se sot është një ditë e vullnetit të lirë qytetarë.

Ai në rrjetin social Facebook ka thënë se përmes votimit përcaktohet e ardhmja e komunës së Drenasit për katër vitet e ardhshme.

Sot është një ditë e vullnetit të lirë qytetarë, ku përmes votimit ju e përcaktoni të ardhmen e komunës tonë për katër vitet e ardhshme. Me këtë rast ftoj të gjithë qytetarët e Drenasit që të dalin dhe ta japin votën lirshëm e të pandikuar, sepse vetëm kështu tregojmë për demokracinë e kultivuar në shoqërinë tonë. Sot është dita juaj! Është momenti kur ju me verdiktin në kutinë e votimit do të vendosni se si do të udhëhiqet komuna jonë për katër vitet tjera”, ka shkruar Ajazi.

Sipas tij, sot do të vendoset se si do të udhëhiqet komuna e Drenasit në katër vitet e ardhshme. /GazetaSinjali/